Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e remitencave është rritur për 5.27 milionë euro, krahasuar me periudhën janar-qershor të vitit të kaluar.
Sipas BQK-së, mbi 632 milionë euro erdhën në Kosovë gjatë këtij viti, transmeton albinfo.ch.
“Vlera preliminare e remitencave deri në qershor 2024 është 632.67 milionë euro. Për sa i përket periudhës janar-qershor 2023, shuma e tyre ishte 627.41 milionë euro, pra ka një rritje prej 5.27 milionë euro”, thuhet nga BQK.