Në mbledhjen e sotme Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim që t’ua revokojë regjistrimin institucioneve mikrofinanciare.
Ato janë “IuteCredit” dhe “Monego”.
Është bërë e ditur se mbylljen e këtyre institucioneve e ka konfirmuar vetë Banka Qendrore, në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Në konferencë u tha se këto institucione kanë aplikuar norma të interesit në kredi më të larta dhe jashtë çdo standardi.
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, në konferencë të jashtëzakonshme ka thënë se ky vendim është marrë pasi që dy institucionet kanë devijuar nga plani i të tyre të biznesit për të operuar në Kosovë.
“Ato i kanë sjellë diçka tjetër tregut nga çka kanë premtuar. Devijimi më shqetësues ka të bëjë me normën e interesit në kredi që kanë rezultuar të jenë shumëfishë më të larta sesa që ato janë paraparë”, ka thënë Mehmeti.
“Normat e interesit janë jashtë çdo standardi, prandaj BQK është përpjekur t’i adresojnë këto probleme. Ne vlerësojmë se këto institucione kanë dështuar t’i sjellin tregut rezultate të mira”, përcjell albinfo.ch.