Nga muaji i ardhshëm, në botë mund të ketë më pak naftë. Organizata e vendeve eksportuese të naftës, OPEC, vendosi të mërkurën që të ulë me 2 milionë fuçi naftë çdo ditë prodhimin. Kjo do të bënte që nga 30 milionë fuçi mesatarisht, për një total prej gati 4.8 miliardë litra naftë, sasia e karburanti të reduktohej në 28 milionë fuçi, apo 4.5 miliardë litra, transmeton Albinfo.ch.
Aktualisht nafta në bursat ndërkombëtare ka nisur trajektoren rritëse, duke u shitur për gati 94 dollarë për fuçi nga pak më shumë se 85 dollarë për fuçi që ishte në fillim të muajit.