Drejtori i Përgjithshëm i Doganës të Kosovës, Naim Huruglica, ka shprehur optimizëm se edhe Bosnja dhe Hercegovina shumë shpejt do t’i njohë vulat doganore të Republikës së Kosovës
Ai, ka deklaruar për “Epokën e Re” se njohja e vulave doganore paraqet një hap shumë të rëndësishëm drejt njohjes së pavarësisë nga ana e shtetit serb.
Huruglica, ka thënë se marrëveshje e arritur në Bruksel, mes palëve, për pranimin e vulave të doganës së Kosovës, nuk do të jetë e vështirë për t’u implementuar për shkak të garancisë ndërkombëtare.
Por në rast se Serbia heziton ta respektojë, atëherë sipas tij do të mbetet në fuqi masa e reciprocitetit, për mallrat nga Serbia.