Tadiq u tha gazetarëve në Beograd se do të kandidohet për zgjedhjet presidenciale.
Kundër-kandidatët i tij mbase do të jenë Tomisllav Nikolliq dhe Ivica Daçiq.
Sipas Kushtetutës së Serbisë, mandati i presidentit mund të shkurtohet nëse ai paraqet dorëheqje.
Kushtetuta, po ashtu, kërkon që presidenti për dorëheqje e njofton opinionin dhe kryetarin e Kuvendit.
Prej momentit të dhënies së dorëheqjes, kompetencat e presidentit i merr kryetari i Kuvendit, në rastin konkret, Sllavica Gjukiq Dejanoviq.
Sipas ligjeve në fuqi, shpalljen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë e bën kryetarja e Kuvendit