Është bërë e ditur se kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është shtruar në spital, 10 ditë pasi rezultoi i prekur nga koronavirusi, përcjell albinfo.ch.
Sky News ka shkruar se kryeministri Boris Johnson ende ka simptoma të vazhdueshme dhe temperaturë të lartë – dhe u dërgua në spital me këshillën e mjekut të tij.
Pranimi thuhet se është më shumë masë paraprake, sesa masë urgjente.
Kryeministri është akoma duke udhëhequr betejën e qeverisë ndaj shpërthimit të Covid-19.