Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave, ka nxjerr në pah se emërimi i anëtarëve në ndërmarrjet publike, si dhe në agjencitë e pavarura bëhet kryesisht në baza partiake.
Drejtuesit e KIPRED kanë bërë të ditur se në shumicën e rasteve nuk publikohen as CV-të e personave që janë nëpër borde për të parë nëse janë të kualifikuar.
Ky institute ka rekomanduar ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike në mënyrë që definohet qartë kur një person është politik.
Në raportin e KIPRED-it janë gjetur emrat e 16 personave që kanë lidhje të qarta politike në lista për kandidat për zgjedhje apo në kryesi të partive politike në vend.
Gjithashtu është kritikuar edhe ndarja e shpërblimeve dhe bonuese për anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve.