Reshjet e borës kanë krijuar një ambient mahnitës në qytetin Tonghua të provincës Jilin, në Kinën verilindore.
Sipas Institutit meteorologjik kinez, të reshurat e borës nuk janë ndalur për dy ditë, përcjell albinfo.ch.
Qindra hektarë pemë të mbuluara me borë formuan një pamje të mrekullueshme. E, duke shikuar nga larg, degët e bardha në qiellin blu duken si koralet e bardha në det.
Ndërkaq në disa provinca kineze bora ka shkaktuar bllokim në qarkullimin rrugor.