Të shtunën (sot) që nga orët e hershme të mëngjesit ka filluar të bie bora e parë në gjithë vendin për këtë sezon. Gjatë vikendit do të mbajë mot i vranët dhe i ndryshueshëm, bënë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Sonte parashihet të ketë riga shiu, derisa nesër pritet të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar. Në viset malore reshjet e shiut kanë mundësi të jenë të përziera me borë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 8-14 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet e ulët nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s.

