Pavarësisht se jemi në stinën e Pranverës, duket se dimri nuk ka përfunduar në Zvicër, njofton albinfo.ch.
Sot, më 1 prill, bora ka përfshirë shumë pjesë të Zvicrës, vija e dëborës është midis 500 dhe 800 metra, shkruan Meteoneës Schweiz në Twitter.
Edhe ditët e ardhshme pritet të bjerë borë, veçmas në Alpe, deri në më shumë se gjysmë metër.
SRF Meteo në Twitter shkruan se vija e borës në jug mbetet 800 deri në 1200 metra. /Albinfo.ch