Edhe në Shqipëri të dielën mbrëma ka pasur reshje të borës. Shkodra është një prej zonave ku këto reshje ishin më intensive dhe ku tashmë kalimi i automjeteve bëhet me zinxhirë.
Këtë të hënë, në Qafë Thore në Theth, në Vermosh e Lepushë të Malësisë së Madhe ka disa centimetra dëborë.
Prani të dëborës ka edhe në rrugët Bogë- Theth dhe Tamarë- Vermosh, ku po punohet për mbajtjen hapur të tyre.