Fillimi i muajit shtator ka sjellë rënie të temperaturave në Zvicër, në disa pjesë të vendit, shkruan albinfo.ch.
Por, një pjesë e Zvicrës është mbuluar me borë, përkatësisht në zonën e Gotthard Pass.
Mediat zvicerane raportojnë se bora ka rënë deri në 50 centimetra, kurse temperaturat kanë shkuar deri -16 gradë celsius.
Kjo nuk është shumë e pazakontë për këtë zonë, edhe pse është vetëm fillimi i muajit shtator, dhe nuk është pritur të bie borë kaq herët.