Bora ka shkaktuar probleme të mëdha në shumë pjesë të Austrisë. Në kohën kur turistët kthehen nga vendpushimet e skive, rrugët janë të mbuluara me borë dhe akull, njoftojnë mediat lokale, përcjell albinfo.ch.
Autostrada «Tauernnautoban» ishte mbyllur përkohësisht në territorin e Salzburgut për shkak të rrezikut nga orteqet. Aeroporti në Innsbruck që nga e shtuna është pothuajse tërësisht i mbyllur dhe fluturimet janë anuluar.
Nga bora e madhe janë prekur disa vende të Austrisë.
Shumë ortekë kërcënojnë vendpushimet e skive, dhe në Salzburg një ortek ka bllokuar disa skiatorë, të cilët, fatmirësisht kanë mbijetuar. Kryebashkiaku Willie Wallinger, në qytetin e St. Kolomanit, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut të orteqeve.