Një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines që ishte nisur nga Stambolli për në Bazel është detyruar të kthehet nga është nisur, për shkak të një kërcënimi me bombë. Aeroplani i tipit Boeing 737 në të cilin ndodheshin 151 pasagjerë, siç njofton një zëdhënës i kompanisë, ka aterruar pa probleme në Aeroportin e Stambollit.
Por shkaktare e gjithë këtij shqetësimi, siç u konstatua më vonë ishte një shaka e pakripë, e shkruar në muret e wc-së së aeroplanit, shkruan nzz.ch. Aty, ndonjë pasagjer i pandërgjegjshëm kishte shkruar se në aeroplan ishte vendosur një bombë.
Megjithatë, udhëtarët e traumatizuar janë përcjellë në një aeroplan tjetër, me të cilin janë sjellë në Zvicër, transmeto albinfo.ch. Aeroplani ka aterruar pa probleme në orën 16.46 në Aeroportin Basel-Mülhausen.
K është rasti i tretë i kësaj natare që po i ndodh kompanisë Turkish Airlines në javët e fundit.