Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka shënuar golin e parë këtë sezon në Premierligë, shkruan albinfo.ch.
Xhaka ka shënuar një super gol ndaj Liverpoolit, duke barazuar shifrat në 2:2.
Mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës ka realizuar në minutën e 56-të, një super gol nga rreth 25 metra, duke gjuajtur me të majtën, që nuk arriti ta ndalë portieri kundërshtar.
Xhaka shpërtheu në festë, edhe kundër tifozëve vendas, që e kishin kritikuar kohët e fundit.
Liverpooli ishte duke fituar 0:2, por Arsenali për pesë minuta ka shënuar tri herë.
Takimi përfundoi 3:3.
http://www.dailymotion.com/video/x6c3rgp