Boksieri me origjinë shqiptare, David Cufaj, është arrestuar në Peru për trafik droge.
27-vjeçari është arrestuar në Peru më 17 janar, teksa iu sekuestrua një sasi droge, e cila kapte vlerën e 174 milionë dollarëve. Droga ishte e paketuar mirë dhe si destinacion kishte Belgjikën, por që nuk mbërriti atje. Pasi u arrestua nga policia, Cufaj është dënuar me 17 vjet burgim.
David Cufaj është me origjinë nga Kosova, i rritur në Sarajevë. 27-vjeçari shpesh praktikonte boksin, të cilit i dha fund para pak vjetësh, për të kaluar në Holandë dhe, më pas në Peru, ku u arrestua.