Ekipi shqiptar Bad News Eagles është eliminuar nga turneu IEM Rio Major, pasi u mposht nga ekipi ukrainas Na’Vi.
Ndonëse nuk treguan lojë aq të mirë sikur ndaj ekipit FaZe, Bad News Eagles nuk u dorëzuan deri në fund të kësaj ndeshje, të cilën e humbën me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.
Me këtë humbje ka përfunduar gara e ekipit shqiptar në turneun IEM Rio Major në Rio de Janeiro të Brazilit.