Për shkak se “airbag” mund të jetë i rrezikshëm, BMW thërret 480 mijë makina në mbarë botën duke përfshirë rreth 95 mijë në Gjermani.
Të prekur ishin seritë e BMW 5 dhe X5 të viteve 2000 deri 2004 me rrota jo standarde, tha një zëdhënës i kompanisë në Munih, përcjell albinfo.ch.
Airbagët e furnizuesit japonez mund të lëndojnë rëndë njerëzit e automjeteve.
Airbagët “Takata” kanë shkaktuar probleme për vite
Shumë Airbag “takata”, të cilat mund të hedhin në erë pjesë të paneleve metalike dhe t’i hedhin ato nëpër brendësinë e automjeteve, kanë shkaktuar probleme për industrinë e automobilave prej vitesh.
Vetëm në SHBA, industria u desh të tërheq më shumë se 42 milionë automjete.