Për shkak të gabimeve të mundshme në sistemin airbag, kompania prestigjioze „BMW“ ka tërhqur 1.6 milionë automjete në mbarë botën. Edhe automjetet në Zvicër janë të prekura nga ky lëshim i BMW-së.
Për shkak të një defekti të mundshëm në sistemin airbag, prodhuesi gjerman i automjeteve BMW ka tërhqur 1.6 milionë automjete në fabrika. Automjetet e prekura janë gjenerata para serisë BMW 3er-Reihe (E46), të cilat dolën nga prodhimi nga maji 1999 deri në gusht 2006.
Në BMW thonë se ndërrimi duhet të bëhet “vullnetarisht” si një masë paraprake e sigurisë.