Prodhuesi gjerman (BMW) do të tërheqë rreth 1.6 milion automjete dizelë në Evropë dhe Azi, për shkak të një rreziku të mundshëm të zjarrit në motorët e tyre, përcjell albinfo.ch
Tërheqja vjen pas hetimit të BMW-së, i cili zbuloi se lëngu i ftohësit të motorit mund të rrjedhë nga njësia e recirkulacionit të gazit. Dëmtimi në “raste ekstreme” mund të shkaktojë zjarr, tha kompania.
Automjetet me motorë me katër cilindra dhe gjashtë cilindra, të prodhuara në periudhën 2010-2017, janë specifikuar nga BMW.
Kompania tha se do të testojë dhe, nëse është e nevojshme, do të zëvendësojë përbërësit.