Kompania BMW bën apel për kthim të 324.000 automjeteve për shkak të rrezikut të mundshëm të zjarrit. Në raste të veçanta, nga rryma e recirkulacionit të gazit të shkarkuar glykoli mund të pikojë dhe të ndizet në gazrat e nxehtë të shkarkimit së bashku me mbetjet e naftës, kanë thënë nga kompania në Munih gjatë ditës së martë.
Pronarët e makinave të prekura do të kontaktohen nga java e ardhshme, pjesët e gabuara më pas do të zëvendësohen në garazh. Fillimisht, gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” kishte raportuar për këtë rast, përcjell Albinfo.ch.
Ftohen për kthim veturat e llojit BMW të serisë 3, 4, 5, 6, 7, X3, X4, X5 dhe X6 me motorë me katër cilindra me naftë, që u prodhuan midis prillit të vitit 2015 dhe shtatorit 2016, dhe me motorë me naftë 6 cilindra të prodhuara në mes të korrikut 2012 dhe qershorit 2015.
Në Korenë e Jugut, BMW tashmë është dashur t`i kthejë prapa më shumë se 100.000 vetura për të njëjtën arsye.
Tek to ishte shkaktuar ndonjë zjarr individual në motorë, ndërsa mediat e Koresë së Jugut kishin raportuar për rreth 30 incidente.