Një kosovar 25-vjeçar nga rrethi i Lenzburgut, të dielën mbrëma ka humbur kontrollin mbi veturën e tij BMW dhe ka shkaktuar një aksident spektakolar në udhëkryqin e malit Bull në Wohlen.Shoferi i ri me BMW-në e tij, sipas policisë së Argaus po udhëtonte nga Wohleni nëpërmjet udhëkryqit Bull, për të vazhduar djathtas drejt Lenzburg, por që kishte përfunduar në rrethojat e një parkingu veturash, njofton 20 min.
Sipas të dhënave fillestare, shkaktar i aksidentit mund të jetë shpejtësia e madhe.
BMW e kosovarit ishte aksidentuar në rrethojat e një parkingu duke dëmtuar edhe tri automjete të tjera të parkuara.
Për fat të mirë 25-vjeçari ka marrë vetëm lëndime të lehta ndërsa dëmet e shkaktuara janë vlerësuar mbi 70 mijë franga.