Edhe pse ka dhuruar më shumë se 35 miliardë dollarë për bamirësi këtë vit, Bill Gates ka fituar 16 miliardë dollarë që nga fillimi i vitit 2019 dhe është bërë më “i rendë” për 106 miliardë dollarë.
“Bëhet fjalë për nje strategji të thjeshtë investimesh – kam mbi 60 për qind të pasurisë time në aksione,” tha themeluesi i Microsoft për Bloomberg në një intervistë.
Që nga e hëna, rreth 60 miliardë dollarë pasuri të Gates është në aksionet që ai zotëron, falë Michael Garson, një këshilltar për investimet e miliarderëve, duke sqaruar se Gates arriti të ndërtojë fondacionin më të madh privat në botë pa ulur pasurinë e tij, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, kjo mund të ndryshojë nëse taksat më të larta futen në Shtetet e Bashkuara, siç kanë raportuar mediat botërore ditët e fundit.
“Dyshoj se taksa mbi të pasurit do të kalojë, por nuk do të isha kundër. Gjëja më e afërt për këtë është taksa e pasurive të patundshme që unë fuqimisht kam mbrojtur për një kthim prej 55 për qind, ose përqindjen që ishte dekada më parë, “tha Gates.
Edhe pse ai është njeriu i dytë më i pasur në botë (pas Jeff Bezos), Gates është i njohur se mbështet taksat më të larta të të ardhurave për më të pasurit në Amerikë dhe për transparencë më të madhe.