Deputeti i SVP-UDC-së, Christoph Blocher nuk mund t`i referohet imunitetit parlamentar kur bëhet fjalë për veprime të kryera para se të bënte betimin e deputetit.
Sipas këndvështrimit të komisionit për imunitet në Dhomën Nacionale të parlamentit, Blocher nuk ka qenë akoma deputet në kohën kur i ka marrë në dorëzim të dhënat bankare të drejtorit tashmë të dorëhequr të Bankës Nacionale të Zvicrës, Philipp Hildebrand.
Pas komisionit të imunitetit të dhomës nacionale, çështja i kalon për vlerësim edhe Komisionit juridik të Dhomës së Kantoneve.
Rasti i Blocherit paraqet herën e parë që komisioni për imunitete ka shqyrtuar mundësinë e heqjes së imunitetit.