Rruga e aeroportit në Rinas është bllokuar si pasojë e një aksidenti të trefishtë që ka ndodhur mbrëmjen e sontme.
Sipas raportimeve nga TCH, tri vetura janë përplasur me njëra-tjetrën duke bllokuar rrugën e aeroportit, transmeton albinfo.ch.
Deri më tani nuk dihen mirë rrethanat e aksidentit, ndërsa Policia e Shqipërisë ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave.
Nuk është raportuar ende nëse ka të lënduar në lidhje me rastin.