Sot është Dita Ndërkombëtare e WC-së. Në botë aktualisht janë rreth 2.6 miliardë njerëz që nuk kanë qasje në një wc me kushte higjenike të pranueshme.
Për të sensibilizuar zviceranët me kushtet e mjerushme të rreth një të tretës së popullatës së botës, sot në disa qytete, simbolikisht janë vendosur shirita për bllokimin e tyre. Kështu ka ndodhur në wc-të publike në Gjenevë, Lozanë, Freiburg, Bernë, bazel, Baden/Wettingen, Cyrih me rrethinë, Frauenfeld dhe Chur.
Këtë “aksion gueril” e ka bërë organizata për zhvillim, “Helvetas” për tu kujtuar njerëzve që jetojnë në shoqëritë e mirëqenies sikur Zvicra, se në botë jetohet ehde ndryshe. Rreth 3 mijë njerëz në ditë vdesin nga pasojat e fekaleieve që depërtojnë në ujin e pijes ose në rrethin ku jetojnë njerëzit, për shkak të mungesës së higjenës.
Për t`u mundësuar të gjithë njerëze të botës qasje në nyje sanitare me kushte optimale, duhet investuar nga 17 miliardë dollarë në vit për 20 vite me radhë.“Dita Ndërkombëtare e WC-së” është zyrtarizuar në vitin 2001.