Autoritetet e Zvicrës kanë bllokuar edhe një shumë tjetër të hollash të përfaqësuesve të regjimit diktatorial sirian që ndodheshin në bankat e këtushme.
Është fjala për 18 milionë franga, që, bashkë me shumën e bllokuar më herët, çon këtë shumë në gjithsej 45 milionë franga.
Sipas Sekretariatit për Ekonomi Seco, të hollat u takonin njerëzve nga rrethi i pushtetmbajtësve. Deri më tash janë ndëshkuar kështu 34 persona dhe katër ndërmarrje siriane.
Zvicra i ishte bashkuar në muajin maj sanksioneve që BE-ja kishte ngritur ndaj Sirisë, njofton drs.ch. Ndërkaq, ende nuk është vendosur nëse Zvicra do t`i bashkohet edhe embargos së naftës, të ngritur pak kohe më parë nga BE-ja ndaj Sirisë.