Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Tiranën më 16 Shkurt.
Top Channel shkruan se është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite.
Për momentin nuk dihet qëllimi primar i kësaj vizite, por sugjerohet se vjen si një vlerësimin amerikan për Shqipërinë, si një aleate e SHBA dhe në NATO.
Vizitën e parë Blinken në Shqipëri, e kishte në 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacisë amerikane.
Vizita e Antony Blinken në vendin tonë do të shënojë vizitën e katërt të një sekretari shteti në Shqipëri./Top Channel