Jo vetëm në Paris, por në të gjithë Francën do të mobilizohen rreth 110 mijë agjentë policie, forca të ushtrisë dhe xhandarmërisë, që do të patrullojnë që nga mëngjesi e deri në mbrëmje rrugët.
Natyrisht që pjesa më e madhe e policisë do të përqendrohet në Paris, ku pritet të jetë edhe pjesa dërrmuese e tifozëve, por në çdo qytet gadishmëria do të jetë në nivelin më të lartë, shkruan TeleSport, përcjell Albinfo.ch.
“Të gjithë do të jenë në krye të detyrës, vigjilentë që asgjë e papritur të mos ndodhë. Ne duam t’i përjetojmë këto momente feste si të tilla dhe të evitojmë çdo incident, në Paris dhe kudo në Francë. Niveli ynë i daishmërisë është çdo ditë i lartë, por të dielën situata do të jetë edhe më e tensionuar për shkak të finales, ndaj gadishmëria do të jetë edhe më e lartë”, u shpreh ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerard Collomb, që ftoi edhe qytetarët të bashkëpunujnë me forcat e rendit.