Panairi tradicional i organizuara nga Komuna e Prishtinës, ka bashkuar prodhuesit nga të gjitha trojet shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Më shumë se 120 prodhues nga të gjitha trevat shqiptare po marrin pjesë në panairin “Blej Shqip”, i cili është hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
Ky panair është në kuadër të shumë aktiviteteve për Festën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Gjithashtu ky panair është i mirëseardhur për thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e ekonomisë, që nga ekspertët është cilësuar jo shumë i frytshëm, por që është mohuar nga zyrtarët e dy vendeve.
Mijëra vizitorë kanë qenë në ditën e parë, ku kanë parë nga afër prodhimet shqiptare të punuara në të gjitha trevat shqiptare.