Në moshën 17-të vjeçare, mesfushori shqiptar i FC Zürich-ut, Bledian Krasniqi ka debutuar në garat evropiane në futboll, njofton Albinfo.ch.
Të enjten në mbrëmje, në ndeshjen e javës së pestë të Ligës së Evropës, trajneri i FC Züriuch-ut, Ludovic Magnin në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen kundër AEK Larnaca FC, e inkuadroi në lojë mesfushorin shqiptar, Bledian Krasniqin.
Krasniqi në verën e këtij viti e nënshkroi kontratën e parë profesionale te ekipi i tij.
Debutimin e parë te FC Zürich-u e kishte në muajin mars, në ndeshjen miqësore kundër FC Aarau-s.