Policia zvicerane ka intervenuar në Universitetin e Cyrihut, duke penguar studentët që u përpoqën të pengojnë me forcë ligjëratën e Presidentit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter.
Policia kishte përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë studentët, të cilët ishin duke u përpjekur për të hyrë në sallën ku kreu i FIFA-s po mbante një ligjëratë mbi “Shkollën e futbollit të jetës”.
Studentët para Universitetit kanë mbajtuar pankarta me mbishkrimin: “Dëbojeni Blaterin”.
Transporti publik pranë Universitetit ETH u ndërpre për rreth dy orë.
Sep Blatter, 70-vjeçar, tashmë ka paraqitur kërkesën e tij për një mandat të ri, të pestë, në krye të futbollit botëror, përkatësisht në pozitën e presidentit të FIFA-s.