BlackBerry ka paditur Facebookun, Instagramin dhe WhatsAppin (të gjitha shërbime të udhëhequra nga Facebooku) nën akuzën se kanë shkelur shtatë patenta.
Kompania e njohur po kërkon dëmshpërblim financiar për shkak të dëmeve që i ka shkaktuar gjiganti amerikan.
BlackBerry po akuzon Facebookun dhe kompanitë e tij se kanë krijuar aplikacione të mesazheve që shkelin mbulueshmërinë e sigurisë, që është pjesë e patentës së BlackBerryt, transmeton Albinfo.ch.
Në anën tjetër, Facebooku ka thënë se kjo padi “tregon dështimin e BlackBerryt në biznesin e mesazheve dhe përpjekjet e kësaj kompanie që të fitojë në shpikjet e të tjerëve”.
BlackBerry njëherësh ishte top-kompani në tregun e telefonave të mençur, derisa në skenë dolën telefonat Android dhe Apple.