Kompanitë e Maqedonisë, kanë filluar t’i shijojnë përfitimet nga masat reciproke që ka vendosur Kosova ndaj Serbisë.
Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, ka deklaruar se në periudhën janar-qershor është shënuar rritje e madhe e eksportit të mallrave nga Maqedonia në Kosovë.
Kurse ministri kosovar, Besim Beqaj, vlerëson se për të pasur një bashkëpunim të qëndrueshëm mes dy vendeve, duhet të shtohet edhe eksporti i mallrave nga Kosova në Maqedoni.
Të dy ministriat në Shkup, kanë vizituar edhe Odën Ekonomike të Maqedonisë, ku me biznesmenët kanë shqyrtuar mundësitë për plotësimin e vakuumit pas tërheqjes së mallrave serbe nga Kosova.