Një grup biznesmenësh gjermanë janë interesuar për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik.
Gjatë vizitës që kanë bërë në Odën Ekonomike të Kosovës, ata kanë kërkuar mundësitë dhe mënyrat për të investuar në Kosovë. Të dyja palët kanë theksuar rëndësinë e partneritetit dhe bashkëpunimit në mes të ekonomive të dy vendeve. Bashkë me delegacionin, Odën Ekonomike e ka vizituar edhe kryekomandanti i Kfori-t, gjenerali Buhler.
Në delegacionin gjerman ishin përfaqësues te komunave të Sigmaringenit, ekspertë dhe përfaqësues te sektorëve si turizmi, edukimi, shëndetësia, kujdesi social, dhe universitetet e ndryshme.
Në takim është rënë dakord që bashkëpunimi duhet të avancohet edhe me tepër.