Sipas qarqeve të biznesit, karantinat dhjetëditore që kërkohen në Zvicër për njerëzit që rezultojnë pozitivë me Covid duhet të shkurtohen në pesë ditë për të siguruar që ekonomia e vendit të mos vuajë.
“Ne kërkojmë që të shkurtohet karantina, ose të vendosen rregulla të jashtëzakonshme për disa profesione dhe degë jashtë sektorit të shëndetësisë”, tha Roland A. Müller, drejtor i Sindikatës së Punëdhënësve Zviceran.
Rudolf Minsch, president i shoqatës së biznesit Economiesuisse tha gjithashtu se “periudha dhjetëditore e karantinës është shumë e gjatë dhe kërkon kosto të larta”.
Grupe të tjera kanë theksuar gjithashtu se për shkak të periudhave të gjata të karantinës, rreziku i mungesës së stafit në industritë thelbësore është veçanërisht i lartë dhe mund të ndikojë në infrastrukturën kritike të vendit.
Aktualisht, rreth 90,000 njerëz në Zvicër janë në karantinë, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik.