Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten do të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Kështu njoftoi vetë Bislimi në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti pas mbledhjes së Qeverisë.
“Se kur do të jetë ky takim, nuk e di. Nesër do ta takoj emisarin Lajçak, pastaj do të dakordohemi se si të ecet tutje”, tha Bislimi.
Zëdhënësi i Bislimit.
Takimi do të mbahet në Vjenë.
Derisa Bislimi në konferencë bëri të ditur se aktualisht në Beograd është duke u mbajtur takimi i CEFTA-s, ku online po merr pjesë ministrja Rozeta Hajdari.
“Sot mu në Beograd do të votohet me propozim të palës serbe që UNMIK-u përfundimisht të largohet nga përfaqësimi në CEFTA. Unë e shoh këtë si një zhvillim shumë pozitiv, sidomos që ndodh në Beograd, gjë që nuk ka ndodhur për shumë vjet”, tha Bislimi.