Të dy udhëheqësit diskutuan politikat energjetike dhe luftën, informon albinfo.at.
Kancelari austriak Nehammer u tha më vonë gazetarëve në një konferencë për shtyp se Moska garantoi se do të mbante angazhimet e dërgimit të gazit natyror në Austri. Kancelari tha gjithashtu se Putin deklaroi se ishte gati të diskutonte një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën.
Kuptimi ynë për një politikë aktive të neutralitetit është të shfrytëzojmë çdo mundësi për t’u përfshirë në dialog. Kështu që unë thirra presidentin Putin. Ai dha sinjale pozitive për shkëmbimin e të burgosurve. Ai gjithashtu dëshiron të lejojë lëvizjen e mallrave përmes Detit të Zi.
Politikani i ÖVP tha gjithashtu se lideri rus mbrojti luftën dhe fajësoi për çdo ndërprerje ekonomike sanksionet perëndimore.
Unser Verständnis einer aktiven Neutralitätspolitik ist, jede Möglichkeit zu nutzen, um Dialog zu führen. Ich habe daher mit Präs. Putin telefoniert. Er hat positive Signale zu einem Gefangenenaustausch gegeben. Ebenso will er den Warenverkehr über das Schwarze Meer zulassen.
— Karl Nehammer (@karlnehammer) May 27, 2022