Prodhuesit e vaksinave po inkuadrohen në debatin nëse fillimisht mund të hiqet dorë nga vaksinimi i dytë i koronës për të vaksinuar (një herë) sa më shumë njerëz, shkruan srf.ch.
Nuk ka të dhëna që efekti i vaksinimit vazhdon edhe pas 21 ditësh, thuhet në një deklarate nga të dy kompanitë, Biontech / Pfizer, tranmseton albinfo.ch.
Vaksina duhet të jepet patjetër edhe për herë të dytë për të arritur mbrojtjen e plotë.
Agjencia e Medikamenteve e BE (EMA) insiston gjithashtu se duhet përmbajtur periudhës maksimale prej 42 ditësh midis dy dhëniesh të vaksinës Pfizer / Biontech, përcjell albinfo.ch. Vetëm atëherë mund të garantohet mbrojtja e plotë.
Për shkak se fillimisht ka mungesë të vaksinave, Ministri Federal Gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn i ka kërkuar Komisionit të Përhershëm të Vaksinimit një vlerësim nëse vaksinimi i dytë mund të shtyhet për më vonë.
Britania e Madhe tashmë ka njoftuar se duan të injektojnë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur me dozën e parë ndërsa doza e dytë do t`u jepet atyre vetëm pas tre muajsh.