Prishtina dhe Ferizaj ishin dy qytetet kosovare ku kishin organizuar aktivitete për këtë ditëlindje.
”Kemi konsideruar se Ferizaj ia ka për borxh ta nderoj në mënyrë të veçant presidentin Clinton, i cili e pati vizituar Ferizajn si qytetin e parë në Kosovë”, theksoi Agim Rexhepi, drejtues i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”.
Në Prishtinë, Sheshi “Bill Clinton”, ishte pastruar dhe ishte ndërruar flamuri i SHBA-ve me një më të ri, ndërsa në mbrëmje në Ferizaj, krahas fjalimeve për figurën e tij, janë shfaquar edhe pamje nga vizita e tij në Kosovë.