Gjatë “Ecjes për liri” që përfundoi me përurimin e bustit të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, ish-presidenti Bill Clinton ka marrë një dhuratë të veçantë.
Një i moshuar tentoi që t’ia vendosë në kokë plisin ish-presidentit amerikan.
Clinton e ka pranuar me kënaqësi dhuratën e të moshuarit, duke e marrë me vete plisin.
Ky veprim i të moshuarit duket edhe në video nga minuta 19:40.
Ndryshe, Bill Clinton gëzon dashurinë dhe respektin e madh të popullit të Kosovës për shkak të vendimit të bombardimit të caqeve serbe për të ndalaur gjenocidin serb./KosovaPress/