Çmimet për biletat ditore dhe sezonale të skive në Zvicër do të jenë 2–5% më të larta këtë dimër krahasuar me sezonin e kaluar, sipas Shoqatës Zvicerane të Teleferikëve, përcjell albinfo.ch.
Sipas drejtorit të “Seilbahnen Schweiz”, Berno Stoffel, biletat ditore për të rritur janë shtrenjtuar mesatarisht 2–3%, ndërsa ato sezonale 3–5%, në varësi të kohës dhe vendit të blerjes.
Trendi i çmimeve dinamike po vazhdon: sa më herët të blihet bileta, aq më e lirë është — ndërsa çmimet rriten afër datës së përdorimit.