Gati 270,000 refugjatë sirianë në Gjermani kanë të drejtë të sjellin familjet e tyre në vend, thotë raporti i tabloidit gjerman “Bild”, përcjell albinfo.ch.
Siç njoftojnë mediat gjermane nga Berlini, sipas gazetës në vitin 2015 dhe 2016, në Gjermani kanë aplikuar për azil më shumë se 430 mijë refugjatë nga Siria dhe më shumë se 267 mijë prej tyre kanë të drejtën ligjore për bashkim familjar.
Sipas “Bild” , 23 miliardë euro në vitin 2016, kanë shpenzuar autoritetet gjermane për refugjatët. Shpenzimet në mënyrë dramatike mund të rriten nëse të gjithë azilkërkuesit sirianë mund të përdorin të drejtën e tyre për të sjellë e familjen e tyre në Gjermani (bashkëshortën, fëmijët, prindërit) , do të thotë më shumë se një milion imigrantë të rinj në vend.
Nëse konfirmohet informacioni nga “Bild”, kancelarja Angela Merke,l do ta ketë vështirë për t’i bindur gjermanët se kriza e refugjatëve është me të vërtetë e gjatë dhe se taksapaguesit gjermanë do të kenë një kosto të rëndë për refugjatët. Merkel në shtator do të bëjë të pamundurën për të marrë mandatin e saj të katërt si kancelare e Qeverisë së Gjermanisë.