Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra deri tani ka 33.883 të infektuar, shkruan albinfo.ch.
Tashmë dihet se Zvicra ka qenë nga shtetet e para evropiane që kishte vendosur heqjen graduale të kufizimeve pas situatës me koronavirusin, duke iu kthyer normalitetit në shumë fusha, transmeton tutje albinfo.ch.
Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit.
Gjatë kësaj jave në Zvicër është raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 30.500 persona, përderisa në fund të muajit maj ishin vetëm 26 mijë të shëruar. Kjo rritje e shërimeve, sipas autoriteteve zvicerane, çdoherë e më shumë po vjen si rezultat nga trajtimi i duhur dhe kujdesi i stafit mjekësor karshi pacientëve dhe respektimi i masave nga e mbarë popullata, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se sipas raporteve nga kantonet deri tani janë prekur 33.883 raste me COVID-19 dhe në tërësi që nga rastet e para dhe ka bërë 700,326 testime nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
Kujtojmë se Zvicra është renditur e para në vendet më të sigurta në botë kundër koronavirusit. /Albinfo.ch