Në 24 orët e fundit, 1409 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Numri i testeve të kryera është 34,811, ndërkohë që shkalla e pozitivitetit është 4 për qind.
BAG gjithashtu raporton 28 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 52 persona shtesë u shtruan në spital.