Prodhuesit e orëve thonë se njerëzit e pasur sot blejnë një në vend të dy orëve sa i kishin blerë më herët, dhe problem thuhet të jenë orët e zgjuara, tregu kinez, rënia e frangut zviceran dhe sulmet terroriste në Paris.
“Ne presim që edhe ky vit të jetë mjaft i rëndë. Një nga sallonet tona kryesore të shitjes është në Paris, dhe nga sulmet terroriste dhe deri më sot nuk është shitur asnjë orë e vetme e markës sonë “, tha Vincent Periard, drejtor ekzekutiv i shtëpisë” HYT “.
Në tregun e orëve ka ndikuar edhe vendimi i Bankës Nacionale të Zvicrës dhe frangu zviceran që tani pothuajse ka arritur euron duke ndikuar edhe në shtrenjtimin e orëve.
“Njerëzit e pasur blejnë në vend dy orëve vetëm një. “, thotë Mark Gauderault, president i kompanisë “Permigiani Fleurier”, ku çmimi mesatar i një ore është 30.000 franga zvicerane.
“Orët “Apple”, orët e zgjuar “Google”, kanë një çmim prej nën 500 dollarë. Kur merret parasysh kualiteti i atyre që prodhojnë orë me cilëss të lartë atëherë vlera e tyre është zero “, thotë Jerome Lambert, shef i ” Montblanc “.