Një kërkesë që t’i merret nënshtetësia atyre që kanë kryer krime të rënda dhe që kanë më shumë se një shtetësi, u parashtrua nga Lorenzo Quadri, një anëtar i partisë Lega në Ticino.
114 anëtarë të Këshillit Kombëtar votuan kundër mocionit dhe 62 për të, raportojnë mediat zvicerane.
Kushtetuta e Zvicrës trajton të gjithë qytetarët në të njëjtën mënyrë, një parim në kundërshtim me mocionin e Quadrit, përcjell albinfo.ch.
Departamenti i drejtësisë dhe policisë i Zvicrës po shqyrton rregullat aktuale mbi shtetësinë zvicerane në lidhje me shtetasit e dyfishtë që paraqesin një kërcënim të brendshëm ose të jashtëm për Zvicrën, veçanërisht terroristët.
Dikush që përpiqet të vrasë ose të sulmojë të tjerët nuk është i denjë për shtetësi, argumentoi ai. Ai gjithashtu mendon se natyralizimi i përshpejtuar i banorëve të gjeneratës së tretë vetëm sa do të përkeqësojë problemin.