Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoni ka regjistruar rënie serioze të lindshmërisë në këtë vend. Të dhënat e ESHS-së, tregojnë se nga viti 1995 deri në vitin 2012 nataliteti ka shënuar rënie për 4 për qind, njofton INA
Analizat demografike thonë se vendi po e humbë betejën me rënien e natalitetit dhe se statistikat janë shqetësuese. Qeveria përmes një plani social nuk arriti të shtojë natalitetin.
Plani parashihte që çiftet që lindin fëmijën e dytë, tretë dhe të katërt të përfitonin një pagë sociale për disa vite, ndërsa tani është në fuqi vetëm ndihma sociale për çiftet me fëmijën e tretë.
Trendet negative janë shënuar më së shumti te komuniteti maqedonas, ndërsa rrezikohet nataliteti edhe te komuniteti shqiptar. Rritje të natalitetit vazhdon të ketë vetëm komuniteti rom.