Eksportet gjermane të armëve kanë rënë pothuajse për një të katërtën më 2018 krahasuar me vitin paraprak, një deklarate nga Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë, e cila iu përgjigj kërkesës së një ligjvënësi.
Vlera totale e shitjeve të armëve është ulur me 22,7% mes 2017 dhe 2018, nga 6,2 miliardë në 4,8 miliardë euro.
Rënia e eksporteve ka qenë më e madhe për vendet që nuk janë as anëtarë të BE-së as të NATO-s, një treg që është një burim polemikash në Gjermani, ku ekziston një frikë në rritje për faktin nëse armët gjermane po përdoren në luftëra gjithnjë e më të dhunshme në vende të tjera, transmeton “ATSH”.
Informacioni u kërkua nga deputeti Omid Nouripour nga Partia e Gjelbër dhe iu vu në dispozicion edhe shtypit vendas, përcjell albinfo.ch.