Ndërsa çmimi i naftës ka rënë në tregjet botërore – kjo ka bërë që edhe në vendet evropiane të bien çmimet e naftës, ku në disa vende ka qenë mjaft i lartë.
Tre stacione karburanti, të gjitha së bashku në Lyss në kanton Bernë janë në një konkurrencë të fortë – kjo do të thotë se ata po ofrojnë karburantin më të lirë në vend.
Aktualisht stacioni i Coop ka më të lirë – në 1.03 CHF, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Me ato çmime, garazhet do të fitojnë shumë pak para, pasi shumica e kostove janë taksa.
Një garazh i pavarur, i cili është duke shitur një litër benzinë në 1.035 CHF, thotë se duhet të jetë në gjendje të mbajë çmimet e ulëta, pasi ka blerë më herët më shumë.
Ende nuk dihet nëse çmimet do të vazhdojnë të jenë kështu, apo do të rriten me kthimin në normalitet.